Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me futbollin e njohur shqiptar, Kristi Vangjeli.
Kampioni i Kosovës ka vazhduar me përforcimin e skuadrës para nisjes së sezonit 2021/22 në Superligën e Kosovës.
Pas transferimeve të Mendurim Hotit, Xhevdet Shabanit dhe Bleart Tolaj, Prishtina ka konfirmuar edhe një transferim.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e njohur shqiptar, Kristi Vangjeli, i cili në dy sezonet e fundit luajti te Tirana.
“Edhe një ish-futbollist i Kombëtares me përvoje të madhe ndërkombëtare në radhët tona. Mirë se vjen Kristi Vangjeli”, shkruan në njoftimin e Prishtinës.
Ndryshe, 35-vjeçari nga Korça ka përvojë të madhe ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe në Greqi me Arisin në dy kohë, me Chornomorets Odessa në Ukrainë dhe Astra Giurgiu në Rumani.
Vangjeli gjithashtu ka luajtur për shumë vite me Skënderbeun në Shqipëri, ku ka fituar çdo trofe të mundshme dhe ka arritur kualifikimin në grupet e Ligës së Evropës, teksa ka edhe 35 paraqitje me kombëtaren shqiptare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.