Varianti Delta po shtrihet në të gjithë Europën dhe ka rritur numrin e infeksioneve veçanërisht në Spanjë, Holandë, Qipro dhe Maltë, që janë me të kuqe dhe të kuqe të errët në hartën javore të Qendrës Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve (ECDC) për incidencën e COVID-19.
Situata është përkeqësuar veçanërisht në Spanjë, që është tërësisht e kuqe me disa zona të shënuara me të kuqe të errët, raporton ATSh.
Infeksionet janë rritur, gjithashtu, në jug të Francës, që është me të verdhë së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe disa zona të Suedisë, Finlandës dhe Danimarkës.
Nga ana tjetër, Italia është konfirmuar e gjitha me të gjelbër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.