Një mërgimtar nga Zvicra e ka befasuar gazetarin Valon Syla me një palë patika të bardha.
Naman Mustafi përmes një fotografie të publikuar në Facebook, ku shihet së bashku me Valon Sylën, ka treguar që ka mërgimtarë që e duan atë, ani pse ky i fundit i quajti ‘gërrnaça’.
“Me Valon A. Sylën një gazetar simpatik. Erdha me u taku nga Lausanne edhe më priti me humor e mikpritje. Ja pruna një parë patika të bardha, me kompromis që pastaj i ndëron ngjyrat babika. Me rendesi u knaqëm edhe ja bona me dije që krejt diaspora nuk e shanë por ka edhe plotë që e dojnë e mbështesin”, shkroi Mustafi.
Kujtojmë se Syla përmes një statusi në Facebook kishte etiketuar mërgimtarët, duke ju thënë se patikat e bardha i kanë bërë sikur ‘uniformë’.
“Ku jeni Diaspora, a zbon me pas tjera patika ju, a veç të bardha…”, shkroi Syla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.