×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “S’i përket diktaturës komuniste”, arkeologët rrëzojnë tezën: Varreza në Përmet është mesjetare

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 20:55

    Varreza masive e zbuluar ditën e sotme në Përmet nuk i përket ish të përndjekurve në periudhën e diktaturës së komunizmit.


    Arta Dollani drejtoreshë e Institutit të Monumenteve të Kulturës i tha gazetares së ABC Leontina Nikaj se në bazë të relacionit ka rezultuar se kemi të bëjmë me varre mesjetare që datojnë nga shekulli 3-11.

    Grupet janë ende në vendndodhje duke bërë monitorimin e plotë të zonës ndërkohë që në ditët në vijim mund të bëhen edhe gërmime arkeologjike.

    Varret u zbuluan nga firma ndërtuese e cila merret me shtrimin e rrugës në lagjen e re të Përmetit. Menjëherë janë njoftuar autoritetet policore të cilët më pas kanë rrethuar zonën.

    Njoftimi i Ministrisë së Kulturës

    Një varrezë mesjetare zbulohet në Përmet!

    Gjatë monitorimit të punimeve për zbatimin e projektit Task 5, “Për zhvillimin e integruar urban dhe turistik Berat- Përmet”, dolën në dritë disa varre.

    Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Gjirokastër ndërmori menjëherë pezullimin e punimeve, dhe në datën 07.07.2021 specialistët tanë realizuan inspektimin dhe vlerësimin e gjetjeve arkeologjike në terren.

    Nga rezultatet paraprake mendohet se kemi të bëjmë me një varrezë të periudhës mesjetare.

    Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale u diskutua dhe u përcaktua kryerja e gërmimit arkeologjik të shpëtimit nga ana e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë, për varrezën e identifikuar.

    Rezultatet e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, do të paraqiten për shqyrtim në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!