Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një person është vrarë sonte në Gadime të Lipjanit. Ata thonë se dyshohet që ka edhe të lënduar.
Tashmë është arrestuar edhe i dyshuari për vrasjen.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur ne rrugën ” 6 Maji ” në fshatin Gadime në Lipjan. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Nga informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personash ka rezultuar me vrasje të një personi, ndërkohë që dyshohet edhe për disa të lënduar.”, tha ai për Reporteri.net.
Borovci ka theksuar se Policia ka arrestuar një person si të dyshuarin kryesor si dhe ka sekuestruar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.
“Aktualisht po vijon faza fillestare e ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti”, shoti ai./Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.