Simptomat e COVID-19 zgjasin për gjashtë deri në tetë muaj tek pacientët edhe pasi janë rikuperuar. Megjithëse shqetësimi kryesor i ekspertëve shëndetësorë dhe shkencëtarëve ishte trajtimi i COVID-19, pasi pasojat e “Covid të zgjatur” në shëndetin fizik dhe mendor nxjerrin në pah nevojën për hetime të mëtejshme se si mund të parandalohet dhe trajtohet sëmundja.
Studiuesit morën në shqyrtim 431 persona të cilët rezultuan pozitivë me SARS-CoV-2 gjatë periudhës Shkurt-Gusht 2020 dhe iu kërkua të plotësonin një pyetësor shëndetësor. Mosha mesatare e pjesëmarrësve është 47 vjeç.
89% e pjesëmarrësve kishin simptoma dhe 19% kishin nevojë për shtrim në spital. 26% e totalit raportuan se ata nuk ishin shëruar plotësisht gjashtë deri në tetë javë nga dita e diagnozës dhe kishin simptoma: 55% lodhje, 25% probleme në frymëmarrje dhe 26% vuanin nga depresioni.
Gratë dhe pacientët që ishin shtruar në spital kishin simptoma të vazhdueshme në krahasim me pacientët meshkuj dhe ata që nuk ishin shtruar në spital. Sipas studimit, 1 në 4 (26%) nuk ishte shëruar ende edhe pas 6 deri në 8 muaj pas rikuperimit me Covid.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.