×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidentohet polici me motoçikletë zyrtare në Autostradën “Ibrahim Rugova”

    Reporteri
    16 Korrik 2021 | 23:18
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Një zyrtar policor është aksidentuar sot me motoçikletë në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të daljes Jugu – Prizren.


    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.

    “Rreth orës 14:37, njësiti i motoçiklistëve përderisa ishte në përcjellje të biçikletave, njëri nga zyrtarët ka pasur një vetaksident trafiku me motoçikletë zyrtare të policisë, i njëjti është dërguar në emergjencën rajonale në Prizren dhe pas trajtimit fillestar është dërguar për në QKUK në Prishtinë”, tha ai.

    Kelani tha se me rastin po merren hetimet e trafikut për të identifikuar shkaqet e aksidentit.

    Gjithashtu, zëdhënësi Kelani tha se garat kanë qenë me karakter ndërkombëtarë të biçikletave “Tour of Kosovo 2021”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!