×
  • Lajme
  • Botë

    Dënohet me vdekje vrasësi serik i “Hollywood

    Reporteri
    17 Korrik 2021 | 15:44

    Michael Gargiulo, vrasësi serial i Hollywood është dënuar me vdekje pasi vrau dy gra dhe u përpoq të vriste një të tretë. Vendimi është marrë nga gjykatësi i Los Angelos Larry Paul Fidler. Rasti i 45 vjecarit u bë pjesë e kronikës së zezë, pasi një nga viktimat, Ashley Ellerin, ishte një vajzë e cila po përgatitej të shkonte në takim me aktorin Ashton Kutcher.


    Ellerin humbi jetën pasi u godit 47 herë me thikë. Viktima tjetër ishte Maria Bruno, 32 vjeç dhe nëna e katër fëmijëve.

    Gargiulo e vrau dhe më pas masakroi trupin e pajetë. Michel Murphy ishte e vetmja që arriti të mbijetonte nga sulmi i tij, dhe pasi shpëtoi ndihmoi hetuesit që të zgjidhnin dhe dy rastet e tjerë.

    Pas dhënies së vendimit, Gargiulo u shpreh se ishte dënuar me vdekje në mënyrë të padrejtë dhe të pajustifikueshme. Ai shtoi se kishte dashur të dëshmonte, por nuk e kishin lejuar. Ai u akuzua dhe në vitin 2011 në Ilinois për vrasjen në vitin 1993 të 18 vjeçares Trisia Pakasio. Babai i viktimës gjeti trupin e pajetë të vajzës në shkallët e banesës.

    Ajo ishte qëlluar me thikë 12 herë. Gargiulo, në atë kohë 17 vjeç jetonte shumë pranë dhe fillimisht ishte i dyshuar, por nuk u akuzua deri në vitin 2003 pas një analize ADN-je.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!