×
  • Lajme
  • Lajme

    Dardan Molliqaj lirohet nga paraburgimi

    Reporteri
    17 Korrik 2021 | 18:10

    Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është liruar nga paraburgimi.


    Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e partisë, Natyra Kuçi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.net.

    “Pas presionit të madh publik, është liruar nga burgu kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj.”, ka shkruar ajo.

    Tutje Kuçi ka thënë se kundërshtimi ndaj siç thotë ajo, zhvatjes që ka filluar pushteti nuk ndalet.

    Ndryshe Partia Socialdemokrate ka mbajtur të premten një aksion pranë ndërtesës “Rilindja”, ku ndodhet stafi i disa ministrive.

    Pas kësaj proteste raportohet u arrestua kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj dhe zyrtarë të tjerë të partisë.

    Përmes një komunikate drejtuar mediave, PSD’ja ka bërë me dije se aksioni është mbajtur për të kundështuar taksën prej pesë euro për tiketën ngjitëse, që vjen pas marrëveshjes së Ministrisë së Infrastukturës me kompaninë “Auto Control Kosova”.

    Provokimi i dhunës, momenti kur Dardan Molliqaj i lidhur shqelmon nga mbrapa policin

    Ky është postimi i plotë i Kuçit:

    Pas presionit të madh publik, është liruar nga burgu kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj.

    Kundërshtimi ndaj zhvatjes që ka filluar pushteti nuk ndalet. Përndjekja e pushtetit ndaj opozitës nuk e ndal kritikën e aksionin. Së bashku mund të krijojmë të renë demokratike si kundërpërgjigje ndaj autoritarizmit të Kurtit.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!