Milani janë ekipi që ka shpenzuar më së shumti në Serie A deri më tani, pasi kanë investuar pothuajse 60 milionë euro në transfere të reja.
Rossonerët sapo kanë njoftuar nënshkrimin e Olivier Giroud nga Chelsea për një shumë të raportuar prej 1 milion euro plus 1 milion në bonuse.
34-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje dy-vjeçare me Rossonerët. Giroud është bashkuar me gjigandët e Serie A, duke ndjekur shembullin e lojtarëve Mike Maignan dhe Fikayo Tomori.
Maignan u transferua në San Siro me një marrëveshje 16 milionë euro nga Lille për të zëvendësuar Gigio Donnarumman, ndërsa Tomori përfundoi një kalim të përhershëm prej 28 milionë euro nga Chelsea.
Qendërmbrojtësi anglez kishte kaluar gjashtë muaj në huazim në Milano në sezonin 2020-21.
Rossonerët gjithashtu e kanë bërë lëvizjen e Sandro Tonali të përhershme për 7 milionë euro plus 3 milionë shtesë, ndërsa Brahim Diaz është kthyer në klub me një hua dy-vjeçare me vlerë 3 milionë, por ka paguar për dy vjet.
Prandaj, Milani tashmë ka investuar 53.5 milionë euro plus 4 milionë shtesë, por shuma do të arrijë në 57.5 milionë euro plus 4.5 milionë sapo Fodé Ballo-Touré të përfundojë një lëvizje 4.5 milionë euro nga Monaco.
23-vjeçari pritej t’i nënshtrohej testeve mjekësore me Rossonerët këtë mëngjes, por të dy klubet ende duhet të zgjidhin disa detaje të marrëveshjes së tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.