Një 59-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë mëngjesin e së shtunës në Itali. Viktima është Caf Nikaj, ndërsa autori është një italian 63-vjeç, Lorenzo Rivani.
Autori dhe viktima ishin fqinj dhe sipas mediave kishin një mosmarrëveshje të vjetër mes tyre që përfundoi në mënyrë tragjike për shqiptarin që u godit me thikë në stomak.
Pasi u godit nga Rivani, që më pas u dorëzua vetë në polici, 59-vjeçari shqiptar u përpoq të largohej, por u rrëzua në një rrugë këmbësorësh. Ai u dërgua në spitalin e Novarës, por nuk mundi që t’u mbijetonte plagëve.
Vrasja e shqiptarit ka trishtuar komunitetin e zonës ku 59-vjeçari jetonte prej vitesh me familjen. Një pensionist italian u shpreh për mediat se Nikaj ishte një person pozitiv dhe se vdekja e tij e kishte hidhëruar.
“Ai më ndihmonte në gjithçka, ai ishte krahu im i djathtë” tha italiani, për shqiptarin. /Abcnews.al/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.