×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet e vdekur në banesë një grua në Elbasan

    Reporteri
    18 Korrik 2021 | 12:01

    Një 65-vjeçare është gjetur e vdekur në banesë mëngjesin e sotëm në Elbasan. Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhdur në lagjen “Kongresi”.


    Shtetësja P. L., 65 vjeçe, e cila ishte e sëmurë dhe  jetonte e vetme në banesë është gjetur pa shenja jete. Sipas policisë dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

    “Më datë 18.07.2021, rreth orës  08:50, në lagjen “Kongresi”, Elbasan, në  banesën e saj,  është gjendur pa shenja jete dhe pa shenja dhune  shtetesia P. L.,  65 vjeçe, e cila ishte e sëmure dhe  jetonte e vetme në banesë. Nga hetime paraprake dyshohet se vdekja  ka ardhur nga shkaqe natyrale, hemoragji celebrale”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!