Finalja e Kampionatit Europian, e fituar nga Italia në finale ndaj Anglisë vazhdon të prodhojë ende polemika dhe aktorët kryesorë janë dy mbrojtësit e Juventusit, Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini.
Të dy po shijojnë disa ditë pushime dhe përmes postimeve të tyre ngacmojnë anglezët, që tashmë janë stepur nga ajo disfatë, pas gjithë entuziazmit para ndeshjes.
“Ne po hamë ende makarona. Po ju?”, shkruan Bonucci në një foto të publikuar në rrjetet sociale ku ai dhe Chiellini po përgatiten të hanë një racion pasta, duke thumbuar edhe një herë tjetër anglezët.
Ky ngacmim vjen pas një tjetër ngacmimi, që Bonucci ua bëri anglezëve direkt pas finales. “Duhet të hani ende makarona! Hani është ca makarona!”, shprehej Bonucci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.