×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferizaj: Policia e gjobit 21-vjeçarin për tejkalim në vijë të plotë

    Reporteri
    18 Korrik 2021 | 12:36

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë , në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, në fshatin Lloshkobare të Ferizajt.


    “Kjo informatë, me foto është dërguar nga një qytetarë në adresën tonë të policisë rajonale të Ferizajt. Policia, e ftoi qytetarin E.R (M/K) 21 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!