Kancelarja Angela Merkel ka vizituar zonat e shkatërruara nga përmbytjet në Gjermani për të vëzhguar dëmet dhe për të takuar të mbijetuarit, pas ditëve të reshjeve ekstreme në Evropën Perëndimore që kanë sjellë të paktën 183 njerëz të vdekur dhe qindra të zhdukur.
Kancelarja ka udhëtuar të dielën në fshatin Schuld të Rhineland-Palatinate, një nga dy rajonet më të goditura në Gjermaninë Perëndimore, ku lumi Ahr doli nga shtrati.
Të paktën 156 njerëz kanë vdekur që nga e mërkura në përmbytjen më të rëndë të vendit, ka thënë policia. Vetëm në Rheinland-Pfalz, policia raportoi 110 të vdekur dhe 670 të plagosur. Të paktën 27 persona kanë vdekur në Belgjikën fqinje.
Ekipet e shpëtimit në të dy vendet vijojnë kërkimet nëpër rrënoja për të gjetur viktima dhe të mbijetuar, shpesh në kushte të rrezikshme. Reshjet historike goditën gjithashtu Zvicrën, Luksemburgun dhe Holandën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.