×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Armando Broja rinovon me Chelsean

    Reporteri
    18 Korrik 2021 | 16:58

    Chelsea ka njoftuar se ka rinovuar kontratën me Armando Brojën deri në vitin 2026.


    Sulmuesi shqiptar ishte në huazim te Vitesse në edicionin e kaluar, duke impresionuar me 11 golat e tij në 34 paraqitje.

    Kështu, Chelsea nuk i la asgjë befasisë dhe vendoi që të rinovonte kontratën e Brojës edhe për pesë vite të tjera.

    “Armando Broja ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë në Chelsea Football Club që e angazhon atë në Stamford Bridge deri të paktën verën e vitit 2026”.

    “Sulmuesi i ri, i cili do të mbushë 20 vjeç në shtator, kaloi sezonin e kaluar në huazim në Eredivisie me Vitesse Arnhem, ku bëri 34 paraqitje. 11 golat e tij ndihmuan ekipin holandez në një përfundim të vendit të katërt dhe finalen e Kupës KNVB, në të cilën ata u mundën nga Ajax, dhe siguruan që ai të mbaronte fushatën si një nga adoleshentët me rezultatin më të mirë në Evropë”, thuhet në komunikatën e bluve.

    Broja cilësohet si një lojtar që ka të ardhme të ndritur te Chelsea dhe për këtë klubi e shpërbleu me kontratë të re.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!