×
  • Lajme
  • Botë

    Në Gjermani nis vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç

    Reporteri
    18 Korrik 2021 | 19:11

    Në Gjermani ka nisur vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç. Sipas mediave gjermane, janë gjithsej 23 qendra vaksinimi ku do të vaksinohet kjo grupmoshë.


    Për këtë qëllim, qeveria e Berlinit ka caktuar 27.000 doza të përgatitjes së injektimit të ndërmarrjes gjermane të bioteknologjisë, BioNTech.

    Vaksina BioNTech është e vetmja e aprovuar deri më tani për fëmijët dhe adoleshentët në Gjermani.

    Kushti për vaksinimin e tyre është që prindërit duhet të pranojnë dhe të jenë të pranishëm në vaksinim. Data e vaksinimit të dytë do të vlerësohet në fund të pushimeve verore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!