Reshjet e mëdha të shiut e kanë vërshuar edhe kryeqytetin.
Në pamjet që ka siguruar Gazeta Online ‘Reporteri.net’, shihet se qarkullimi në qendrën e qytetit, por edhe në dalje të Prishtinës është vështirësuar si pasojë e sasisë së madhe të ujit të mbledhur.
Përpos Prishtinës, reshje ka edhe në disa komuna tjera të Kosovës, teksa sipas parashikimeve, nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Instituti Hidro Meteorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën pritet të mbaj mot kryesisht me vransira, e nga orët e mëngjesit me kushte për rrebeshe e bubullima, të cilat vazhdojnë edhe orëve të mbrëmjes.
Rrebeshet lokalisht mund të jenë më intensive, e nuk përjashtohen mundësitë edhe për breshër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.