Reshjet e mëdha të shiut e kanë vërshuar edhe kryeqytetin.
Në pamjet që ka siguruar Gazeta Online ‘Reporteri.net’, shihet se në lagjen Kalabria në Prishtinë, rrugët janë shndërruar në lum.
Aty vërehet se qarkullimi i njerëzve dhe automjeteve është vështirësuar si pasojë e sasisë së madhe të ujit të mbledhur.
Përpos Prishtinës, reshje ka edhe në disa komuna tjera të Kosovës, teksa sipas parashikimeve, nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Instituti Hidro Meteorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën pritet të mbaj mot kryesisht me vransira, e nga orët e mëngjesit me kushte për rrebeshe e bubullima, të cilat vazhdojnë edhe orëve të mbrëmjes.
Rrebeshet lokalisht mund të jenë më intensive, e nuk përjashtohen mundësitë edhe për breshër. /Reporteri.net