Sot në institucionet korrektuese sipas planit paraprak nga Ekipet e Njësive Shëndetësore dhe atyre korrektuese janë vaksinuar me dozën e parë të gjithë ata të burgosur, të cilët kanë dëshiruar të vaksinohen.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, gjatë procesit të vaksinimit të burgosurit kanë pasur mundësinë të zgjedhin se cilën vaksinë dëshirojnë të marrin.
Bazuar në evidencat e raportuara nga secila njësi, sot janë vaksinuar 759 të burgosur, prej tyre 710 me vaksinën Pfizer, ndërsa 49 me vaksinën Astra Zeneca.
Po ashtu, sot në të gjitha institucionet korrektuese janë vaksinuar edhe stafi korrektues dhe tjetër.
Prej tyre janë vaksinuar gjithsejtë 282 staf, prej tyre 281 me vaksinën Pfizer, ndërsa 1 me vaksinën Astra Zeneca.
Procesin e vaksionimit të të burgosurve e ndoqen nga afër, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani dhe Drejtori i Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, Milazim Gjocaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.