Gazetari Arben Ahmeti ka folur rreth takimit Kurti-Vuçiq, që u zhvillua sot në Bruksel.
Ahmeti në emisionin Politiko të Kanal10 tha se nëpërmjet retorikës populiste po mundohet ta nxit frymën anti-dialog dhe sipas tij, këtë po e përdor si taktikë karshi ndërkombëtarëve.
“Albin Kurti momentalisht po mundohet në dialog që përmes frymës retorike populiste ta nxit frymën anti-dialog. Unë mendoj që Kurti nuk bën marrëveshje, por në momentin që do të ketë veprime të ndërkombëtarëve për shkak refuzimit të tij ndaj dialogut do të jetë shumë vonë. Kjo është taktika e tij që po e përdor karshi dialogut. Pse s’po del me na tregu nëse nuk është ky vizioni për Dialog?”, u shpreh Ahmeti.
“E drejta jonë elementare, e secilit qytetar të Kosovës është me dëgju prej kryeministrit të vet se a don marrëveshje me Serbinë, po ose jo. Tregoni një fjali prej kur ka garu për kryeministër kur e ka thënë këtë?”, shtoi ndër tjera gazetari Ahmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.