Ish-zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka ankimuar ditën e sotme masën e sigurisë arrest shtëpie të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Voda kërkon që të hiqet masa e sigurisë me argumentin se nuk ka asnjë rrezik për të prishur provat apo për t’u larguar nga vendi.
Ajo akuzohet për veprën penale “ushtrim ndikimi të paligjshëm”. Hetimet zbuluan se Voda kishte marrë një shumë prej gati 1 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk nga shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani duke u premtuar në këmbim vende pune në administratën publike.
Sipas dosjes hetimore Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren. Mes tyre zhvillohen një mori bisedash në lidhje me temën në fjalë, të cilat ndodhen në dosjen e SPAK. Por edhe pse Florida Beu aplikoi në disa vende në ministri nuk arriti që të fitonte.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.