Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili po vazhdon me bujtë në lagje të ndryshme të Prishtinës dhe po ndreq diçka në secilën prej tyre.
Pas Bregut të Diellit, tani ai është ndalur për me bujtë në Kodër të Trimave, vizitë të cilën e ka dokumentuar edhe me videon e mëposhtme, të cilën e ka publikuar në kanalet e ndryshme të rrjeteve sociale.
Në videon e publikuar shihet se Ismaili përveç kalimit të natës në një familje në Kodër të Trimave, ai bashkë me anëtarët e asaj familje dhe banorët e lagjes kanë bërë edhe rregullimin e një fushe sportive.
Seria e videove të Uran Ismailit prej bujtjeve të ndryshme nëpër lagje të Prishtinës ka bërë bujë të madhe dhe është pritur me interesim të shtuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.