Një punonjës policie së bashku me vëllanë janë arrestuar për shkak se me makinën tip “Benz” me të cilën po udhëtonin mbrëmë pak pas mesnate në rrugën “Teuta”, në drejtim të rrethrrotullimit të Frutikulturës, Kamëz, rreth orës 00:15 aksidentuan motorin tip “Suzuki” me drejtues një 26-vjeçar, i cili humbi jetën menjëherë si pasojë e përplasjes. Viktimë ka mbetur drejtuesi i motorit Fatos Hila 30 vjeç.
Arrestimi i inspektorit Roxhers Milkurti 20 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë që ishte duke drejtuar “Benz”-in dhe vëllait të tij M. Milkurti 22 vjeç është bërë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.
Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Pengimi për zbulimin e të vërtetës”. /abcnews/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.