Gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit janë pezulluar gjithsej 38 leje drejtimi, nga të cilat 25 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Kontrollet e policisë kanë çuar në pranga 10 drejtues mjetesh. Përgjatë kontrolleve parandaluese të alternuara, me qëllim konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim për aksidentet rrugore, nga efektivët e Policisë Rrugore Shkodër është goditur një tjetër rast i mitëdhënies. Shtetasi A. A., 38 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar mjetin “Audi”, me xhama të riveshur, i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore, shumën 1500 lekë, për të shmangur masën administrative.
Po ashtu, telefonata e një qytetari ka parandaluar një ngjare të mundshme rrugore me pasoja për jetën në rrugën Velipojë-Shkodër, ku një automjet tip “Ford” kryente parakalime të rrezikshme. Pas testimit për alkool, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. H. rezultoi në gjendje të dehur, në masën 1.62 mg/l dhe u arrestua.
Nga ana tjetër, janë ndëshkuar me gjobë 1707 drejtues mjetesh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.