Një çift Francez kanë humbur në pyllin e Llogaras. Ata kanë lëshuar sinjalin SOS për të kërkuar ndihmë.
Mësohet se çifti i turistëve nga Franca, janë nisur orët e para të mëngjesit për të eksploruar pyllin në Llogara, por më pas nuk ka asnjë gjurmë të tyre.
Ndërkohë për gjetjen e shpëtimin e tyre janë nisur dy grupe punonjës policie si nga toka ashtu dhe nga deti me gomone. Në ndihmë të policisë janë dhe punonjës së Zonave të mbrojtura të cilët njohin këto shtigje.
Kujtojmë se kjo është e disata herë që turistët humbin në zonën e Llogaras.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.