Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kroaci, gjersa ka shkruar se jemi të gjithë të trishtuar e të prekur thellë nga humbja e shumë jetëve të bashkatdhetarëve tanë në tragjedinë e mëngjesit të sotëm.
“Ditë e rëndë për Kosovën! Jemi të gjithë të trishtuar e të prekur thellë nga humbja e shumë jetëve të bashkatdhetarëve tanë në tragjedinë e mëngjesit të sotëm në Kroaci. Në ditë si këto, fjalët humbin”, shkroi ai në Facebook.
“Falënderoj gjithë autoritetet kroate, Kryeministrin Plenkoviq, Ministrin e Brendshëm e atë të Shëndetësisë që me përkushtim të plotë kanë ofruar gjithë kujdesin e tyre atje.
Po presim me ankh të gjithë. Jemi me mendje e zemër me familjet e atyre që ishin udhëtarë në këtë rrugëtim të dhimbshëm. Lutemi për sa më pak viktima në këtë ditë tragjike për Kosovën”, tha i pari i LDK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.