Kompania turistike “Deva Tours” ka reaguar pas aksidentit tragjik që ka ndodhur sot në Kroaci ku mbetën të vdekur të 10 persona dhe u lënduar dhjetëra të tjerë.
“Deva Tours” ka njoftuar se në këtë aksident ka vdekur edhe një nga shoferët e kësaj kompanie.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar familjarë të pasagjerëve dhe media,
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që fatkeqësisht sot rreth orës 6:30, njëri nga autobusët tanë i linjës Frankfurt-Prishtinë ka pësuar aksident në Slovanski-Brod, Kroaci. Bazuar në informatat që i kemi nga vendi i ngjarjes, na bëjnë me dije që si pasojë disa nga pasagjerët tonë (ndër ta edhe njëri nga shoferët tonë) kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe disa të tjerë janë lënduar. Poashtu, jemi të informuar që të lënduarit janë duke u trajtuar në qëndrat mjekësore në rrethinen e Slovenski Brod. Ne jemi në pritje të raportit zyrtar nga organet e shtetit Kroat për të mësuar më tepër rreth pasojave dhe poashtu shkaqeve që quan në këtë aksident.
Duke ndarë dhimbjen dhe shqetësimin e thellë me të gjithë familjarët e pasagjerëve, ju sigurojmë që kompania jonë me të gjitha mundesitë do t’u qëndroj afër familjarëve të viktimave dhe të të lënduarve në këtë aksident. Përfaqësuesit tonë nga Gjermania dhe Kosova janë rrugës për në vendin e ngjarjes dhe për detaje tjera do t’u mbajmë të informuar me kohë.
Faleminderit për mirëkuptim,
Deva Tours
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.