Shqipëria u trondit mbrëmë nga një krim i rëndë që ndodhi në një familje në fshatin Gurrë e Vogël, në Burrel. Atje, dyshohet se vajza ka vrarë babain e saj.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, viktimë e këtij krimi ka mbetur shtetasi Ylber Lezi. Dyshimet e para janë se 48-vjeçari është vrarë nga vajza dhe bashkëshortja e tij, brenda në banesë.
Policia i ka konstatuar plagë në kokë dhe trup, që dyshohet se i janë shkaktuar nga goditja me sende të forta.
Dyshohet se Ylber Lezi ka qenë nën efektin e alkoolit dhe ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila kishte telefonuar policinë për ndihmë.
E gjendur përballë babait që po i dhunonte nënën, ka qenë vajza e çiftit, mosha e të cilës nuk dihet ende, ajo që ka qëlluar me sende të forta në kokë babain e saj, i cili ka ndërruar jetë në vend.
Në momentin kur policia ka shkuar në banesë, 48-vjeçari ka qenë i pajetë, ndërsa nënë e bijë në gjendje shoku janë shoqëruar nga policia, për veprime të mëtejshme.
Sipas banorëve të zonës, i ndjeri ishte konsumues i rregullt i alkoolit, çka bënte që dhe problemet në familjen e tyre të ishin të vazhdueshme. Çështja është nën hetim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.