Një pemë shekullore,rrap,është rrëzuar pak minuta më parë në aksin mes 2 urave në qytetin e Beratit, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar apo dëme materiale ndër mjetet që qarkullonin në rrugë.
Pema mësohet se është rrezuar si pasojë e erës së shoqëruar edhe me shi e rrebesh. Rrëzimi i pemës në aksin Ura e Goricës-Ura e Varur,ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugë në njërin krah dhe tashmë qarkullimin në këtë aks qarkullimi është duke u monitoruar nga efektivë të policisë rrugore, raporton TCH.
Pasi është dëmtuar mbrojtësja prej hekuri në anë të rrugës së këmbësorëve,pema ka përfunduar në rrugën automobilistike dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses që po presin pemën për të mundësuar hapjen e rrugës dhe për të vijuar qarkullimin normal të mjeteve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.