×
  • Sport
  • Sport

    “Çele guri gojën”, asnjë fjalë nga ministri Çeku për fitoren e dy medaljeve të arta olimpike

    Reporteri
    26 Korrik 2021 | 13:53

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku sikur ka harruar që është ministër i sportit. Derisa rrjetet sociale po shfrytëzohen me të madhe për t’i uruar fituesit e medaljeve olimpike të Kosovës në Tokyo 2020, vet ministri se tha asnjë fjalë.


    Ministri nuk e ka bërë asnjë urim për Distria Krasniqin, e cila të shtunën ia solli Kosovës medaljen e dytë olimpike në xhudo, e as sot për Nora Gjakovën që i siguroi Kosovës medaljen e tretë të artë olimpike.

    Në profilin e Hajrulla Cekut, për këto ditë sa është duke u mbajtur Tokyo 2020 nuk është bërë asnjë postim për t’i uruar Krasniqin e Gjakovën, e ekipin e Kosovës, për sukseset e arritura.

    Për garën që po mbahet në Tokyo nga ministria që udhëhiqet nga Ceku kanë shkruar vetëm në profilin zyrtar të kësaj ministre në Facebook.

    Aty bëhet e ditur se Qeveria e Kosovës në Lojërat Olimpike po reprezetohet nga zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!