×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Drenori edhe në 2017 garoi me Vetëvendosjen por s’ia doli të bëhet deputet, a është një prurje e re e partisë së Kurtit?

    Reporteri
    02 Qershor 2019 | 18:08

    Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti të dielën përmes një postimi në Facebook njoftoi opinionin se partisë së tij ju bashkua një figurë e njohur. Fjala është për politikanin nga Drenasi, Xhavit Drenori.


    “Të mërkurën që shkoi doktoroi në Universitetin Evropian të Tiranës, në drejtimin e Shkencave Sociale – Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Xhavit Drenori sot na u bashkua në VETËVENDOSJE!”, shkroi Kurti, ndërsa më pas shpalosi dhe CV-në e anëtarit të tij të ri.

    Edhe vet Drenori njoftoi se u anëtarësua në Vetëvendosje, ku ndër të tjera tha se beson se kjo parti “është alternativa më e mirë dhe me planin më të realizueshem për të dalë nga gjendja e përgjithshme e vendit”.

    “Do vazhdoj të jem i pa kompromis në luftën kundër të keqes që na ka kapluar nga keq-qeverisjet e deri tashme”, ka shkruar Drenori në Facebok.

    Ndonëse sot u bë me letra anëtarë i Vetëvendosjes duhet thënë se Drenori e Kurti nuk është hera e parë që bashkojnë forcat, shkruan Reporteri.net.

    Ish–kandidati për kryetar të Drenasit, më 18 maj të 2017-tës kishte njoftuar se “Vizioni për Drenasin”, që drejtohej nga ai, i ka bashkuar forcat me VV-në në zgjedhjet e 11 qershorit.
    Ai kishte shkruar në profilin e tij në Facebook, se vendimi nuk ka qenë i lehtë, por kjo është krijuar nga rrethanat e reja të krijuara.

    Ai kishte aritur marrëveshje me VV-në që të jetë kandidat për deputetë në listën e këtij subjekti.

    “Ne kemi finalizuar marrëveshjen, edhe pse jemi lëvizje e nivelit lokal kemi bashkuar forcat dhe unë do të jem në listën e kandidatëve’, kishte thënë Drenori për mediat.

    Por Drenori nuk ja kishte arritur qëllimit të bëhet deputet.

    Ai përmes një postimi në Facebook, kishte shkruar se ka fituar rreth katër mijë vota në gjithë vendin.

    Drenori kishte bërë shitjen e veturës personale të tipit “VW Passat” për siç ka deklaruar ai, “mbulimin e shpenzimeve gjatë fushatës zgjedhore”.

    Kujtojmë se Xhavit Drenori në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune ne Drenas si kandidat i pavarur kishte marr 12 përqind dhe kishte dalë i treti.

    Nga viti 2013 e deri më 2018 ishte asamblist në Kuvendin Komunal në Drenas.

    Ai u bë i njohur për publikun pikërisht si asmblist i PDK-së, ku për çështje të ndryshme që janë në interes të qytetarëve, kritikoi dhe akuzoi edhe bashkëpartiakët e tij që qeverisnin Drenasin, duke u bërë “opozitari” më i madh në Kuvendin Komunal.

    Ai ka kritikuar pushtetin lokal për keqqeverisje, punësime me favorizime, nepotizëm, ndërsa ka bërë edhe padi për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga zyrtarët e komunës në projekte të ndryshme.

    Ai për çdo vit ua dërgonte votuesve të tij në shtëpi raportin njëvjeçar të punës së Kuvendit Komunal të Drenasit dhe aktivitetin e tij gjatë asaj periudhe kohore. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!