Dy ditë pas aksidentit të tmerrshëm në Slavonski Brod, janë publikuar pamjet e autobusit të Deva Tours, ku mbetën të vdekur 10 njerëz e mbi 40 të tjerë u lënduan.
Siç shihet në pamjet e publikuara nga mediumi kroat 24sata, autobusi në pjesën e poshtme është shkatërruar dhe shumicën e xhamave i ka të thyera, shkruan Reporteri.net.
Ndërkohë, shoferit të autobusit të kompanisë “Deva Tours” nga Gjakova, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin në Sllavonski Brod të dielën, i është caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata e Qarkut në këtë qytet.
Shoferi 52-vjeçar që po drejtonte autobusin ku mbetën të vdekur, 10 pasagjerë, mbrojti veten në heshtje gjatë marrjes në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit të Qarkut në Slavonski Brod.
Sot gjatë ditës u bë e ditur se një nga të lënduarit e aksidentit tragjik në Kroaci është në gjendje më të rëndë shëndetësore, dhe 15 të tjerë janë duke u trajtuar në spital.
Ndërsa 26 të lënduar tashmë janë liruar. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.