Shoferi i autobusit të kompanisë “Deva Tours” nga Gjakova, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin në Sllavonski Brod të dielën, i është caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata e Qarkut në këtë qytet, shkruan Reporteri.net.
Pas vendimit të gjykatës, një nga avokatët e tij foli për mediat.
Igor Cisper nga zyra e avokatit të Ljubo Pavasoviq tha se shoferi në asnjë moment nuk ka pohuar se e ka zënë gjumi gjatë vozitjes, shkruan Reproteri.net.
“Në asnjë moment nuk ma ka thënë se ka fjetur”, tha Cishper, duke konfirmuar se ai dhe avokati tjetër Lubo Pavasoviq, do të mbrojnë shoferin gjatë procesit gjyqësor.
Mediat kroate shkruajnë se Lubo Pavasoviq është një nga avokatët më të njohur në Kroaci.
Ai ka pasur në dorë disa raste të mëdha gjyqësore.
Kujtojmë se shoferi 52 vjeçar i autobusit me targa të Kosovës gjatë aksidentit të së dielës ku vdiqën 10 pasagjerë u mbrojt në heshtje gjatë marrjes në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit të Qarkut në Slavonski Brod. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.