×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 16 mijë vaksina u dhanë në 24 orët e fundit në Kosovë

    Reporteri
    27 Korrik 2021 | 15:15

    16 mijë e 199 vaksina janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.


    Deri tani në vend 374 mijë e 190 doza të vaksinës janë administruar.

    256 mijë e 808 persona janë vaksinuar kundër COVID-19.

    117 mijë e 382 persona janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

    “Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.199 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 374.190 doza të vaksinës. Deri më sot 117.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

    Kujtojmë që nga kjo e fundit dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19, në mënyrë që shëndeti i tyre të mos rrezikohet as nga varianti Delta i këtij virusi i cili është prezent në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!