Avokati i shoferit tha se klienti i tij asnjëherë nuk deklaroi se e kishte zënë gjumi gjatë vozitjes.
Me pranga në duar u soll në Gjykatën e Qarkut në Slavonski Brod.
Këta vendosen që të caktojnë masën e paraburgimit për një muaj për shoferin që shkaktoi aksidentin në Kroaci.
Gjyqtari hetues Mile Soldo tha se ky vendim vjen për shkak të arratisjes së të dyshuarit.
Soldo shtoi se rasti do të zhvillohet në Kroaci, porse ka mundësi që rasti të shkojë për procedim edhe në Kosovë.
Ndërkohë i dyshuari që një ditë më parë u mbrojt në heshtje, tashmë ka caktuar dy avokatë mbrojtës.
Njëri nga ta, Igor Cvishka, mohoi se klienti i tij kishte rënë në gjumë derisa nuk tregoi se çka i tha shoferi i autobusit për rastin.
Ndërkaq sa i përket deklaratës se ai kishte rënë në gjumë, zëvendës prokurori tha se kjo buron nga mënyra e rrethanat në të cilat është kryer vepra dhe nga gjurmët e gomave.
Po ashtu konfirmoi se do të kërkohet një ekspertizë për rastin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.