Tashmë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë kanë arritur familjarët e bashkatdhetarëve të cilët gjendeshin në autobusin e aksidentuar në Kroaci e të cilët pritet që pas orës 22:00 të arrijnë në Kosovë.
Në aeroport tashmë kanë mbërritur dhe tri ambulanca. Sonte pritet që të sillen në Kosovë disa nga udhëtarët që gjendeshin në autobusin e kompanisë “Deva Tours”.
Aksidenti tragjik ndodhi mëngjesin e së dielës ku 10 persona mbetën të vdekur dhe mbi 40 të tjerë u lënduan.
Ata pritet të arrijnë nesër në Kosovë. Ndërkohë në Kroaci kanë mbetur për obduksion edhe trupat e dy viktimave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.