×
  • Sport
  • Sport

    ‘Dridhet’ Milani, ylli i madh largohet nga San Siro

    Reporteri
    27 Korrik 2021 | 22:54

    Tjetër ‘rrjedhje’, ylli i Milanit largohet nga San Siro.


    Largimet nga skuadra e Milanit duket se nuk do të ndalen as pas ikjeve të Hakan Calhanoglus dhe Gianluigi Donnarumma.

    Paolo Maldini duket i pafuqishëm për të parandaluar një gjë të tillë edhe pse bëhet fjalë për njërin nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës.

    Bëhet fjalë për Alessio Romagnolin i cili po kërkon largimin nga Rossonerët me një kontratë që i skadon në qershor të 2022.

    Corriere della Sera raporton që Milan nuk do të tentojë ndonjë çmenduri për ta mbajtur atë në skuadër.

    Paga e tij aktuale është 3.5 milionë euro dhe Rossonerët nuk kanë shfaqur gatishmërinë për të ofruar më shumë se kaq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!