Një shofer autobusi që vozitë një autobus që veprojnë në linjat ndërkombëtare që nuk ka dashur të identifikohet ka treguar përvojën e tij.
Ai në një linjë direkte në Kanal 10, ka thënë se javën e kaluar katër ditë ka vozitur vazhdimisht pa pushim, pa i ndërruar rrobat, shkruan Reporteri.net.
“Unë katër ditë kam qenë në rrugë, pa pushu, pa hangër, pa i ndrru teshat , tu flejt nëpër karriga të autobusave. Ai shofer i cili është në burg nuk duhet të akuzohet për asgjë, sepse atij i imponohet. Këtu fajin e ka shteti që nuk është marrë qe 20 vjet”, tha shoferi në anonimat.
Ai tha se vetëm një kompani kosovare meriton të udhëtojnë në linja ndërkombëtare.
“Komapnitë e tjera nuk meritojnë të udhëtojnë as deri në Beograd. Anjë autobus nuk merr fletëudhëzim, e merr një fletëudhëzim të thjeshtë kamuflazh i cili as nuk e din cka përmban autobusi”, ka thënë ai.
Ai ka thënë nuk kontrollohen taografët nga inspektorët tanë, të cilët sipas tij flejnë
“Por edhe nëse dalin korruptohen me 50 ose 100 euro”, shtoi shoferi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.