×
  • Lajme
  • Lajme

    80 vjeçari nga Koliqi i Prishtinës, kujdestari vullnetar i shtatores së Nënës Terezë

    Reporteri
    02 Qershor 2019 | 20:44

    Që dhjetë vjet, për çdo mëngjes kujdesët për shtatoren e Nënës Terezë në kryeqytet.


    Pastrimin rreth e rreth statujës, Faik Sefa nga fshati Koliq i Prishtinës, thotë se e bënë vullnetarisht.

    80 vjeçari nga Prishtina tregon pse vendosi të kujdeset për shtatoren, shkruan Reporteri.net.

    “Në vitin 1994 nuk u gjejshin ilaçe kërkun, mu më ka gjet ilaçe Nënë Tereza dhe me ka pru ilace pa pare të rregullta, unë prej atëherit kam pas qef me i nidhmu”, ka deklaruar i moshuari nga Prishtina për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Ky veprimi i kamotshëm i Sefës i la mbresa organizatës shqiptaro-amerikane AAOHA, që vendosi t’ia ndaj 760 dollarë për punën vullnetare.

    80 vjeçari është falënderues ndaj organizatës në fjalë.

    “Më kanë ndihmu, m’u kanë gjet, jam kanë i knaqun se veç e kanë marrë punën time parasysh”, ka deklaruar i moshuari. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!