×
  • Sport
  • Sport

    Joshua vs Fury – mësohet se kur do të zhvillohet ky meç i shumëpritur

    Reporteri
    28 Korrik 2021 | 10:19

    Meçi i shumëpritur në kategorinë e rëndë mes Anthony Joshuas dhe Tyson Fury ka mundësi reale të zhvillohet në muajin shkurt, ka thënë Eddie Hearn, promotori i Joshuas.


    Dy boksierët britanikë duhet të luftonin në gusht, por një gjykatë në SHBA theksoi se Fury duhet së pari të përballet me Deontay Wilderin, me të cilin kishte një marrëveshje paraprake për trilogji.

    Gjykata i kërkoi Furyt ta respektojë marrëveshjen dhe të përballet me Wilderin.

    Si rrjedhojë, Fury dhe Wilderi do të përballen më 9 tetor, derisa Joshua do t’i mbrojë titujt e botës kundër sfiduesit Oleksandr Usyk më 25 shtator.

    Hearn tha se bisedimet me kampion e Fury do të nisin pas këtyre dy meçeve.

    “Ne gjithmonë kemi dashur ta bëjmë këtë në dhjetor. Por duke qenë se AJ lufton më 25 shtator dhe meçi i Fury u shty deri në tetor, mendoj se muaji shkurt është më reali”, tha Hearn.

    Fury, 32 vjeç, është kampion në WBC, ndërsa Joshua, 31 vjeç, është kampion në WBO, WBA dhe IBF.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!