Gjimnastja amerikane, Simone Biles, e cila duhej të paraqitej në finale të Lojërave Olimpike u tërhoq nga skuadra e gjimnastëve, dhe ka deklaruar se arsyeja që është tërhequr nga gara finale është shëndeti i saj mendor.
Katër herë kampionja Olimpike u tërhoq pas aktit hapës në gjysmëfinale dhe doli nga salla.
“Edhe pse kjo ngjarje është e madhe, dua të them janë Lojërat Olimpike, por në fund të ditës unë dua të largohem nga salla në gjendje perfekte dhe jo të tërhiqem nga mjekët”, tha ajo.
“Unë vetëm nuk i besoj vetës më siç i besoja dikur, nuk e di nëse ka të bëjë me moshën, jam më nervoze kur bëj gjimnastikë”, shtoi ajo.
“Ndihem se nuk po zbavitem më dhe jam e vetëdijshme për këtë”, vazhdoi ajo.
“Unë duhet të përqendrohem në shëndetin tim mendor. Ne duhet të mbrojmë mendjet dhe trupat tanë dhe jo vetëm të dalim jashtë dhe të bëjmë atë që dëshiron bota të bëjmë.
Biles u rendit e para në kualifikimet për finale ne Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.