×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtesat e fëmijëve mund të mos ndahen as në vitin 2020

    Reporteri
    02 Qershor 2019 | 21:35

    Ani pse u premtua se që nga fillimi i këtij viti fëmijët do t’i marrin shtesat, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.


    Prindërit thonë se vonesat e tilla nuk mund të arsyetohen, derisa shtesat i kanë quajtur ofendim.

    Vonesa për këtë çështje, po kritikohet edhe nga njohësit e çështjeve sociale, të cilët thonë se shuma e propozuar për t’u ndarë për secilin fëmijë është tejet e vogël, gjë që tregon edhe përkushtimin e ulët të shtetit ndaj kësaj kategorie.

    Sipas Vebi Mujkut, njohës i çështjeve sociale, shtesat e fëmijëve mund të mos shpërndahen as në vitin 2020, raporton ktv.

    Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se, si Ministri, janë duke u marrë seriozisht me këtë çështje, por sipas tij, për një kornizë ligjore të mirëfilltë duhet kohë.

    E, lidhur me këto vonesa, iniciuesja e Rezolutës së shtesave, deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, thotë se në rast të vonesave për hartim të legjislacionit adekuat për shtesat, një punë të tillë do të mund ta kryejë edhe Kuvendi i Kosovës.

    Iniciativa për ndarjen e shtesave për fëmijë, e kthyer në rezolutë nga Kuvendi i Kosovës, parasheh që çdo familje që ka fëmijë nga 0 deri 16 vjeç, të përfitojë 10 euro në muaj për fëmijën e parë, 5 euro për të dytin dhe 2,5 euro për të tretin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!