×
  • Lajme
  • Botë

    Italia e “mbërthyer”nga katastrofat natyrore: Në jug zjarre, në veri breshër

    Reporteri
    28 Korrik 2021 | 15:01

    Italia është duke u përballur me një katastrofë natyrore. Jugu i vendit fqinj, është përfshirë nga zjarre të shumta ditën e fundit, me Sardenjën si epiqendrën e vatrave.


    Nga krahu tjetër, në Veri, në rajonin e Comas, përmbytjet kanë qenë të shumta, e jo në pak raste është nevojitur ndërhyrja e autoriteteve për të evakuuar nga shtëpitë njerëzit, të bllokuar nga niveli i lartë i ujit.

    Siç duket nga pamjet e publikuara në rrjet, në Como erërat e forta dhe shirat kanë shkaktuar shumë dëme material, me makina të dëmtuara dhe pemë të thyera.

    Ndërkohë që deri më tani dëmet materiale raportohet se kapin vlerën e miliona eurove, e në Sardenja zjarret u kanë shkaktuar probleme të mëdha autoriteteve, pasi që mbi 20.000 hektarë janë shkatërruar plotësisht dhe mbi 900 banorët janë evakuuar, shkruajnë mediat.

    https://www.youtube.com/watch?v=Ncbh6Dpv7BE

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!