×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja nga Dyzi në gjendje të rëndë sociale, lutet që për Bajram ta gëzojë ndonjë bamirës

    Reporteri
    02 Qershor 2019 | 22:11

    Si shumë familje në Kosovë, edhe familja e Sabri Islamit nga fshati Dyz i Podujevës nuk ka kushte për mbijetesë.


    Kjo familje ka mungesë të ushqimit, Krejt muajin e kalojnë me 75 euro që u shkojnë për blerje të barnave, ndërsa edhe një fëmijë e ka me nevoja të veçanta.

    “Verë e dimër shtëpia veç pikë, një shi, një borë veç pike”, thotë 58 vjeçari, për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Ai thotë se jeton së bashku me tre fëmijët dhe gruan në një shtëpi që nuk i përmbush kushtet elemnetare për jetesë.

    Ndërsa gruaja e Sabrit thotë se nuk ka as ku t’i lë teshat.

    “Teshat nuk kam ku me i lane, do i la pas dere, do në krevet”, thotë ajo.

    Dëshira e vetme e kryefamiljarit është që t’i largoi fëmijët nga kjo strehë, ndërsa lutet që për Bajram ta gëzoi ndonjë njeri i vullnetit të mirë. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!