Sot në ora 19:00 varroset në varrezat e Krushës, 18 vjeçarja Anjeza Bellanica e cila humbi jetën në aksidentin tragjik Slavonski Brod të Kroacisë.
Lajmi është bërë i ditur nga një faqe në facebook e fshatin Krushë e madhe të Prezirenit.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM MORTOR
Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, njoftojmë familjarë, miq e dashamirë, se në mëngjesin e ditës së diele 25 korrik, 2021, si pasojë e aksidentit në Kroaci, në moshën 18 vjeqe, ka ndërruar jetë vajza, motra dhe mbesa jonë e dashur
ANJEZA (Beqir) BELLANICA
15.04.2003 -25.07.2021
Varrimi i së ndjerës bëhet sonte në ora 19:00, në varrezat e fshatit Krushë e Madhe.
Shpirti i saj i njomë e dëlirë, u prehtë në paqen e parajsës!
Të pikëlluar, familja Bellanica,
Krushë e Madhe
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.