×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Doli nga burgu pasi vrau shokun, Marius Demën e pret miku me përqafime: Shyqyr dole shnosh, të dua

    Reporteri
    28 Korrik 2021 | 18:10

    Dje Marius Dema, i cili vrau shokun e tij Mehmet Qema disa muaj më parë, la qelinë.


    Gjykata vendosi për të “arrest shtëpie”, ndërsa ai është pritur me përqafime nga miku i tij Blerim Hoti.

    Ky i fundit, i cili ka qenë në vendngjarje ditën e kobshme për të riun Qema, ka publikuar në rrjete sociale një video ku shihet duke i hedhur krahun në qafë Marjus Demës, i cili po shijon lirinë.

    “Shyqyr që ke dalë shnosh vllau im! Të dua”, i thotë ai, Dëmës.

    “Faleminderit vlla faleminderit. Edhe unë të dua”– i përgjigjet i riu, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

    Ende nuk dihet arsyeja dhe cilat kanë qenë pretendimet se pse gjykata vendosi ta lirojë nga burgu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!