×
  • Sport
  • Sport

    I katërti në botë në Lojërat Olimpike, Meta dhe Rama reagojnë për Briken Çaljen: Arritje dinjitoze, meriton një bravo të madhe

    Reporteri
    28 Korrik 2021 | 18:14

    Briken Çalja garoi ditën e sotme në peshëngritje duke zënë vendin e 4-të në Lojërat Olimpike të Tokyo 2020.


    Peshëngritësi kuqezi arriti totalin 341 kg në dygarësh në stilin e shtytjes dhe shkëputjes, ndërsa për një kg humbi shansin për të marrë vendin e 3-të dhe medaljen e bronztë.

    Lidhur me këtë paraqitje të Briken Çaljes kanë reaguar edhe presidenti llir Meta dhe Kryeminsitri Edi Rama.

    “Në vendin e katërt në botë, vetëm për 1 kg larg medaljes olimpike. Përfaqësim i shkëlqyer i Briken Caljas dhe një arritje dinjitoze për Shqipërinë!”, shkruan presidenti Meta në postimin e tij.

    “Edhe pse pa medalje për vetëm 1kg diferencë, Brikeni meriton një bravo të madhe për renditjen në vendin e katërt në Lojrat Olimpike të Tokios”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetet sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!