×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA raporton mbi 300 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-12

    Reporteri
    28 Korrik 2021 | 18:52

    Numri i personave të vdekur nga koronavirus në SHBA është rritur në 611 mijë e 316, prej të cilëve 304 kanë vdekur në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.


    Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 34.608.322.

    Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,92 milionë raste të konfirmuara dhe 64.292 të vdekur.

    Në SHBA deri më tani mbi 188,9 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 163,3 milionë dozën e dytë.

    SHBA radhitet e para në botë për numrin më të madh të rasteve të infektuara me COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!