×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabiten disa lokale në Prishtinë, publikohen pamjet

    Reporteri
    02 Qershor 2019 | 22:51

    Disa persona kanë grabitur disa lokale rresht në sheshin “Bill Klinton” në Prishtinë.


    Pronarët e lokaleve thonë se janë duke u kujdesur vetë që t’i ruajnë lokalet e tyre nga këta persona, shkruan klankosova.

    Rastin e vjedhjes e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

    “Sot rreth orës 04:00, është raportuar një rast vjedhje e rëndë në tentativë. Rasti ka ndodhur në një dyqan në rrugën Bill Clinton në Prishtinë, ku me forcë është thyer dera e dyqanit”, ka deklaruar policia.

    Policia tha se janë duke hetuar rastet, ndërsa pronarët ankohen për neglizhencë të tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!